/ATSH-AFP/ - Një shpërthim ka shkaktuar 11 të vdekur në jugperëndim të Kinës, njoftoi sot media shtetërore, pas një aksidenti tjetër në minierë që ndodhi dje dhe që shkaktoi vdekjen e 26 personave.
"Kjo katastrofë, në provincën Guizhou, ka goditur 19 minatorë, të cilët po punonin në thellësi të minierës së karbonit Songlin", theksoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.
"Tetë persona kanë mundur t'i mbijetojnë shpërthimit dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e trupave", theksoi agjencia e lajmeve.
Një zjarr në një mierë karboni në provincën Liaoning (verilindje) shkaktoi dje vdekjen e 26 personave dhe 50 të plagosur.
Industria minerare në Kinë është shumë e kushtueshme për jetët njerëzore pasi normat e sigurisë në punë nuk respektohen dhe pronarët kërkojnë një përfitim sa më të shpejtë.
/Shqiptarja.com