Kine,  21 të vdekur pas një zjarri në një minierë qymyrguri

 /ATSH-AFP/ - Një zjarr në një minierë qymyrguri në provincën e Heilongjiangut, në verilindje të Kinës, ka shkaktuar 21 të vdekur, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve "Hsinhua".
Një person rezulton i zhdukur pas këtij zjarri, që shpërtheu dje në mbrëmje në një minierë në Jixi dhe që drejtohet nga ndërmarrja "Heilongjiang Longmay Mining Holding Group", theksoi "Hsinhua".
"Forcat e shpëtimit kanë gjetur trupat e 21 minatorëve, por po vazhdojnë kërkimet edhe për një person të zhdukur", sipas qeverisë lokale.
Tridhjetë e tetë persona ndodheshin nëntokë kur ndodhi zjarri, ndërkohë që 16 prej tyre kanë mundur të shpëtojnë.
Qyteti Jixi ndodhet pranë kufirit me Rusinë.
Kina, prodhuesi më i madh botëror i karbonit, regjistron herë pas here aksidente të rënda në këto miniera, një sektor i përballur me neglizhencë përsa i përket sigurisë, korrupsionit të vazhdueshëm që iu mundëson ndërmarrjeve t'i shpëtojnë kontrolleve të rralla.
Aksidentet në minierat kineze të qymyrgurit kanë shkaktuar 931 të vdekur vitin e kaluar, deklaroi një zyrtar i lartë i ngarkuar me sigurinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai