Kinë/ Bakteret ‘arratisen’ nga laboratori…sëmuren mbi 3000 persona nga bruceloza

Kinë/ Bakteret ‘arratisen’ nga laboratori…sëmuren mbi 3000 persona nga bruceloza

Më shumë se 3,000 njerëz janë sëmurë në Kinën veriperëndimore pasi bakteret kanë dalë në vitin 2019 nga një kompani biofarmaceutike që prodhon vaksina për kafshët

Sëmundja që ka prekur njerëzit është bruceloza, e cila përgjithësisht transmetohet nga bagëtia ose produktet shtazore dhe nuk është ngjitëse tek njerëzit, por mund të shkaktojë ethe akute, temperaturë të lartë, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje koke, dhe me kalimin e kohës mund të kalojë në një fazë kronike me të njejtat simptoma

Sipas autoriteteve shëndetësore në Lanzhou, kryeqyteti i provincës Gansu, një total prej 3,245 njerëz rezultuan pozitivë për bakterin, një shifër e vërtetuar pas testeve të kryera.

Dinamika e incidentit

Laboratori shtetëror kishte përdorur në korrik-gusht 2019 një dezinfektues të vjetëruar në prodhimin e vaksinave anti-brucelozë për kafshët, duke bërë një sterilizim të paplotë, gjë që bëri që bakteret të ishin akoma të pranishme në emetimet e gazeve

Gazi i kontaminuar u përhap përmes ajrit në Institutin e Kërkimeve Veterinare aty pranë, ku gati 200 njerëz u infektuan dhjetorin e kaluar. 

Byroja Shëndetësore e Lanzhou specifikoi se bakteri zakonisht përhapet nga bagëtitë ose derrat. Nga ana e tij, laboratori kishte kërkuar falje dhe i ishte tërhequr licenca për prodhimin e vaksinave të brucelozës. 

Por rasti i aksidentit u raportua vetëm tani nga autoritetet...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj