Kinë, festivali vjetor i ngrënies së
mishit të qenit nxit reagime globale

Kinë, festivali vjetor i ngrënies së<br />mishit të qenit nxit reagime globale
Çdo vit përgjatë solsticit veror, në Kinë mbahet festivali i ngrënies së mishit të qenve. Ky është një festival me baza të forta nga tradita e hershme kineze.

Llogaritet se rreth 10.000 qenë gatuhen dhe hahen në Yulin, në provincën Guangxi të Kinës Jugore.  

Ndonëse nuk është ende ligjore përdorimi i mishit të qenve për ushqim, opinioni publik në Kinë është i ndarë në lidhje me debatet se sa duhet ndjekur tradita.

Në mediat sociale kineze, "Yulin Festival" është shëndërruar në fokusin e mijërave aktivistëve të kafshëve që i shqetëson kjo situatë.
 
Por këtë vit reagimet kundërshtuese janë bërë globale. Prej Majit, çereku i 1 milion tweetimeve janë shoqëruar me hashtagun #stopYulin 2015.

Reagime më të mëdha kanë ardhur nga Anglia, Amerika dhe Australia.

Ky festival cilësohet nga aktivistët në të gjithë botën si forma më e shëmtuar e abuzimit me qëniet e gjalla.
qente kine

Redaksia Online
(al.h/shiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin