Në edicionin e 36 të festivalit “Weifang International Kite” që zhvillohet në provincën kineze të Shandong, kishte balona të të gjitha formave dhe modeleve, mes të cilave spikati balona në formën e një aeroplanmbajtëse, për të nderuar 70 vjetorin e marinës kineze. Imazhi i marrë në këtë video është bërë viral për shkak të perspektivës së veçantë që e bën balonën të duket pothuajse aq e madhe sa një aeroplanmbajtëse e vërtetë.
Më shumë se 800 të apasionuar me balonat nga 65 vende të botës dhe 20 rajone autonome të Kinës, u mblodhën në Weifang, kryeqyteti botëror i balonave, për ti bërë ëndrrat e tyre të fluturojnë. Weifang një lloj panairi që tërheq shumë entuziastë, të cilët takohen këtu çdo vit për të shkëmbyer kulturë dhe përcjellë miqësi.
Festivali i balonave është bërë një lloj kartë biznesi brilante për Weifang, Shandong dhe madje edhe Kinën. Ai luan një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës si dhe zgjerimin dhe bashkëpunimin ekonomik. Pas 35 vitesh “Weifang International Kite” është bërë një ngjarje unikale ndërkombëtare, kulturore dhe sportive si dhe një piketë e rëndësishme për të treguar qytetërimin urban./Përgatiti Ilir Çuçi