Kinë: Hetuesit e OBSH vizitojnë spitalin e dytë në Wuhan

Kinë: Hetuesit e OBSH vizitojnë spitalin e dytë në Wuhan

Anëtarët e ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vizituar sot një spital të dytë në Wuhan, spital i cili kishte trajtuar pacientët e hershëm të COVID-19 në ditën e dytë të plotë të punës së tyre atje.

Spitali Wuhan Jinyintan ishte një nga të parët e qytetit që ka trajtuar pacientë me COVID-19 në fillim të vitit 2020 të cilët vuanin nga virusi atëherë i panjohur dhe një pjesë kryesore e historisë epidemiologjike të sëmundjes.

Peter Daszak, një anëtar i ekipit, tha në një postim se vizita ishte një "mundësi e rëndësishme për të biseduar drejtpërdrejt" me mjekët që po luftonin me virusin në kohën kritike.

Takimet e para të ekipit ballë për ballë me shkencëtarët kinezë u zhvilluan të Premten, para se ekspertët të cilët specializohen në shëndetin e kafshëve, virologjinë, sigurinë e ushqimit dhe epidemiologjinë të vizitonin spitalin e parë ku është trajtuar sëmundja.

OBSH me bazë në Gjenevë tha se ekipi i saj planifikon të vizitojë spitalet, tregjet si  Tregu i Kafshëve të egra në Huanan që ishte i lidhur me shumë nga rastet e para, Institutin e Virologjisë Wuhan dhe laboratorët në qytet.

Misioni është ngarkuar politikisht, pasi Kina kërkon të shmangë fajin për pretendimet e gabimeve në reagimin e saj të hershëm ndaj shpërthimit. Një vizitë e vetme nga shkencëtarët nuk ka gjasa të konfirmojë origjinën e virusit, por synon të shpjegojë sesi virusi ka arritur të kalojë nga kafshët tek njerëzit.   Njëra nga mundësitë është që një gjuetar pa leje i kafshëve të egra mund t'ua ketë kaluar virusin tregtarëve që e bartën atë në Wuhan. Qeveria kineze ka promovuar teori, me pak prova, se shpërthimi mund të ketë filluar me importet e frutave të detit të ngrira të cilat sipas tyre kishin virusin, një nocion i hedhur poshtë plotësisht nga shkencëtarët dhe agjencitë ndërkombëtare.

Një fokus i mundshëm për hetuesit është Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale