/ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë, John Kerry u përball sot me një refuzim të ashpër të Pekinit për të marrë parasysh paralajmërimet e Uashingtonit në lidhje me aktivitetet kineze në detin e Kinës Jugore, burim tensionesh në rritje me fqinjët.
Mbërritur sot në mëngjes në Pekin, John Kerry u takua me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, të cilit i shprehu kundërshtimin e hapur të Uashingtonit ndaj ndërtimit nga ushtria kineze të ishujve artificiale në detin e Kinës Jugore, sipas rrethit të tij.
"Dëshiroj të rikonfirmoj këtu se vendosmëria e palës kineze për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial është e fortë sa një shkëmb dhe e palëkundur", deklaroi për shtypin me një ton të ashpër, Wang Yi, në përfundim të takimit.
Ai nënvizoi gjithashtu se Kina dhe SHBA-ja kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa mosmarrëveshje.
"Të dyja palët duhet të veprojnë në bazë të respektit reciprok, në mënyrë që të gjejnë terren të përbashkët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve", theksoi Wang Yi.
Pentagoni parashikoi dërgimin e luftanijeve dhe avionëve për mbikëqyrjen e zonës prej 12 miljesh rreth këtyre ishujve, në ndërtim të përshpejtuar që prej një viti.
Zona prej 12 miljesh është ajo e njohur ndërkombëtarisht rreth ishujve natyrorë, por nuk aplikohet, sipas Uashingtonit, për ishujt artificialë të krijuar.
Ato ndodhen në arkipelagun e ishujve Spratleys, të pretenduar përgjithësisht ose pjesërisht nga Kina, Vietnami, Filipinet, Brunei, Tajvani dhe Malajzia. Kina, konfirmon sovratitetin e saj mbi pothuajse të gjithë detin e Kinës Jugore duke rritur shqetësimet dhe tensionet diplomatike me fqinjët.
Sekretari i Jashtëm, Kerry pritet të takohet në Kinë edhe me presidentin Xi Jinping dhe zyrtarë të lartë të qeverisë kineze në Pekin./
/Shqiptarja.com