Kinë/ Pema 400 vjeçare nuk tundet nga përplasja me Maseratin! Automjeti luksoz shkrumbohet i tëri (VIDEO)

KINË - Një makinë Maserati është përplasur me një pemë 400 vjeçare në fshatin Guabang të provinës kineze Jiangxi.

Pema 400 vjeçare ishte lënë më herët nga autoritet në mes të rrugës, vetëm që të mos shkatërrohej.

Por më pas një person u përplas me Maseratin e tij me pemën.

Makina e shtrenjtë mori flakë duke u shkrumbuar e tëra, ndërsa personi në timon shpëtoi i ndihmuar edhe prej banorëve të zonës.

Sakaq, pema shekullore është e padëmtuar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Izolohet vatra e zjarrit në Kaprre të Shalës, shmanget rreziku për banesat

Izolohet vatra e zjarrit në Kaprre të Shalës, shmanget rreziku për banesat