PEKIN, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Katër vatra të reja zjarri u shënuan sot në zonën industriale të shkatërruar nga shpërthimet masive të 12 gushtit në Tianxhin, në veri të Kinës ndërsa vijojnë operacionet për largimin e produkteve kimike të përhapura në vendngjarje.
Vatra të reja zjarri po shfaqen në mënyrë të përsëritur rreth zonës së shpërthimit ku vijon djegia e elementëve kimikë, njoftoi agjncia zyrtare e lajmeve "Hsinhua".
Që prej një jave nga shpërthimet e fuqishme, re të shumta tymi shihen në mënyrë konstante në disa pika të zonës portuale dhe industriale rreth 140 kilometra nga Pekini./
/v.b/