Kinë, një dron privat provokon mobilizim avionësh dhe dislokim të… 1 200 trupave!

Autoritetet kineze mobilizuan më shumë se 1 200 ushtarë dhe dy avionë luftarakë në përgjigje të një fluturimi të paautorizuar të një droni privat që po kryente studime private topografike, jo shumë larg aeroportit të Pekinit, theksoi sot media shtetërore.

"Tre persona u shpallën fajtorë nga drejtësia pas këtij incidenti, të ndodhur në dhjetor 2013, por të zbuluar së fundmi", theksoi e përditshmja "China Daily".
Sipas prokurorëve që po punojnë me çështjen, 1 226 anëtarë të ushtrisë, 123 automjete ushtarake, 26 teknikë të specializuar, dy helikopterë dhe dy avionë luftarakë u mobilizuan menjëherë për të kapur këtë dron të paidentifikuar të shfaqur në ekranet e radarëve.

"Policia arrestoi dy personat që drejtonin dronin, ndërkohë që një i tretë ka pranuar së fundi pjesën e tij të përgjegjësisë", sipas të përditshmes.

"Të tre personat punonin për një ndërmarrje teknologjike aeronautike dhe droni prej 2,6 metrash ishte i destinuar për t'u përdorur për studime topografike dhe kartografike", shtoi China Daily.

Për shkak të këtij droni dhe mobilizimit që pasoi, 10 fluturime me nisje nga aeroporti i Pekinit u vonuan duke shkaktuar humbje financiare prej rreth 18 000 juan (2 300 euro) për kompaninë "Air China".

Kina i ndalon të gjitha fluturimet e dronëve me persona në bord apo me telekomandë që nga Toka pa një autorizim paraprak të ushtrisë, të autoriteteve të aviacionit civil dhe zyrës lokale të kontrollit të trafikut ajror.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik