PEKIN, 20 gusht /ATSH-AFP - Pranë zonës së shpërthimeve masive që ndodhën një javë më parë në Tianxhin, në veri të Kinës u regjistrua niveli i cianurit deri në 356 herë më i lartë se kufiri i tolerancës, bënë sot të ditur autoritetet.
"Niveli i lartë i cianurit u zbulua në tetë pika të ndryshme ujëmbajtëse në brendësi të zonës së izoluar rreth epiqendrës së shpërthimeve, njoftoi Zyra për Mbrojtjen e Mjedisit në Tianxhin./
/v.b/












