Kinë, ratifikohet marrëveshja e
klimës, pak para samitit të G20-ës

Kinë, ratifikohet marrëveshja e<br />klimës, pak para samitit të G20-ës
Kina dhe SHBA ratifikuan marrëveshjen e Klimës të nënshkruar në Paris. Lajmi u konfirmua nga agjensia kineze e lajmeve Xinhua. Pikërisht për këtë arsye, në vigjilje të samitit të G20 presidenti Obama u takua me presidentin e Kinës Xi Jinping. Së bashku ata i dorëzuan dokumentin e ratifikimit sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon i cili u shpreh se të dyja vendet dhanë një shembull që marrëveshja të hyjë në fuqi ndoshta në fund të këtij viti.
 
Kina është vendi aziatik i pari në botë sa i takon çlirimit të dioksidit të karbonit çka shkakton dhe ndryshimet klimaterike.
 
Pas Kinës vendi i dytë për çlirimin e gazit janë ShBA-të, te dyja shtetet janë përgjegjëse për emetimin e 40% te dioksidit te karbonit ne atmosferë.

Deri më tani marrëveshja e Parisit është ratifikuar nga 23 shtete.Kujtojmë se marrëveshja e Parisit u arrit në dhjetor të vitit 2015 ku vende nga e gjithë bota ranë dakord për të reduktuar çlirimin e gazit serre.
 
Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në momentin që do të ratifikohet nga të paktën 55 vende.

Ky vendim vjen pikërisht në momentin kur në Kine këtë të dielë nis punimet samiti dy ditor G20 ku janë të pranishëm kreret kryesorë të shteteve të mëdha.
 
Redaksia Online
Al/N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin