Më shumë se 100 robotë humanoidë kanë performuar në një shesh qendror të qytetit kinez të Shenzhenit, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve me vallëzime, ndeshje të simuluara boksi dhe demonstrime të arteve marciale.

Shenzheni, një nga qendrat më të rëndësishme të teknologjisë në Kinë, po prezanton zhvillimet më të fundit në fushën e robotikës, ndërsa qyteti mirëpret liderët botërorë në kuadër të samitit të APEC-ut.

Këto prezantime synojnë të tregojnë përparimin e Kinës në zhvillimin e inteligjencës artificiale, automatizimit dhe robotëve humanoidë, si dhe mënyrën se si këto teknologji po integrohen gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme.