KINË- Zyrtarët kinezë kanë fajësuar separatistët e rajonit Xinjiang për një sulm masiv me thika në një stacion treni, ku mbetën të vdekur 29 persona dhe të paktën 130 të tjerë të plagosur.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, një grup njerëzish të veshur me të zeza hynë në stacionin hekurudhor në qytetin e Kunming dhe filluan të qëllojnë me thikë të gjithë njerëzit që ndodheshin brenda.
Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua” policia qëlloi me armë zjarri 4 prej të dyshuarve duke i lënë të vdekur në vend.
Besohet në grupin e përgjegjësve për këtë sulm bënin pjesë dhe disa femra.
Autoritetet e përshkruan incidentin si një sulm terrorist të organizuar dhe të paramenduar.
Sipas zyrtarëve të qytetit Kunming pas sulmit fshiheshin separatistët nga Xinjiang. Minoriteti i myslimanëve ujgurë që jetojnë në këtë rajon kërkojnë autonominë nga Kina si dhe t’i jepet fund ndrydhjes së fesë së tyre.
Redaksia online
(Erin Dini/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com