Pesë punonjës janë varrosur të gjallë ndërsa 16 janë të plagosur. Ky është ky bilanci i tragjedisë në Dachaidan Township të Kinës nga shembja e një godine ende në ndërtim.
Sipas vendasve, shembja ndodhi rreth orës 14:30 të së shtunës në prefekturën Haixi. Deri më tani janë gjetur trupat e katër të vdekurve, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të vdekurin e pestë.
Sipas dëshmitarëve, punëtorët ishin duke punuar në betonimin e strukturës së ndërtesës kur aksidenti ndodhi. 20 punonjës po betononin çatinë ndërsa 5 të tjerë po punonin në katin e parë.
Ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com