KINË - Reja e madhe e smogut që ka mbuluar disa qytete të Kinës, ka detyruar autoritetet të marrin masa drastike. Shkollat, rrugët kryesore dhe një aeroport kanë qëndruar të mbyllura gjatë ditës së martë, ndërkohë që reja e smogut ka pushtuar qytetin e Harbin në verilindje të Kinës.
Metereologët e qytetit, lëshuan alarmin e kuq për një mjegull, pasi në disa zona të qytetit ishte e vështirë të shikoje më shumë se 20 metra në distancë. Njerëzit lëviznin me maska në gojë për t’u mbrojtur nga reja e smogut që pushtoi qytetin e tyre.
Kopshtet, shkollat, dhe aeroporti ndërkombëtar i Harbin Taipin qëndruan të mbyllur. Nivelet e ndotjes së ajrit shënuan nivele rekord pasi kalonin me 30 herë standartet ndërkombëtare të Organizatës së Shëndetit Botëror.

(Në foto: Smogu që ka mbuluar disa qytete të Kinës)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com