KINË - Në Kinë, rastet e tumorit tek të vegjlit janë shtuar kohët e fundit dhe shkak për këtë është smogu, që ka tejkaluar çfarëdo lloj niveli të lejuar. Është rasti i një vajze 8-vjeçare që po kurohet në Jiangsu Cancer Hospital të Nan-ching e cila është e sëmurë nga kanceri i mushkërive. 

Deri më tani, është rasti i parë i sëmundjes që ka prekur një njeri kaq të ri në moshë dhe sipas specialistëve, kjo gjë shkaktohet nga ajri i ndotur. Në Kinë, kanceri i mushkërive është më i shpeshtë në qytetet e mëdha, ku niveli i smogut tejkalon 10 herë, apo edhe më shumë masën e sigurisë të lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. 

Në Ad Harbin, në Kinë, një metropol me 11 milionë banorë, disa ditë më parë, niveli i ndotjes atmosferike, ishte 50 herë më i lartë se niveli i lejuar me një shikueshmëri të dobët në 3 metra distancë. Qeveria kineze është e detyruar të luftojë kundër kundër kësaj plage të thellë të vendit, që është shumë e vështirë për tu eleminuar. 

Për këtë, është planifikuar të përgjysmohet përdorimi i impianteve me karbon, për të favorizuar një energji të pastër. Brenda vitit 2020, Pekini zyrtar ka deklaruar se do të ulë në 40-45% nivelin e smogut.



(v.gj/shqiptarja.com)