Kinë/ Tërmet 6.2 ballë në Gansu dhe Qinghai, 126 viktima dhe mbi 700 të plagosur (VIDEO+FOTO)

KINË- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi provincat Gansu dhe Qinghai në veriperëndim të Kinës, duke vrarë të paktën 126 persona dhe duke plagosur mbi 700 persona. Autoritetet kanë mobilizuar ekipet e shpëtimit, por ata po përballen me temperaturat nën zero. Pjesa më e madhe e Kinës po përballej me temperaturat e ulta pasi një valë e ftohtë përfshiu të gjithë vendin.

Zyrtarët thonë se me këtë mot sfidues, gjetja e të mbijetuarve është shumë e vështirë. Më shumë se 5,000 shtëpi janë dëmtuar, si pasojë e tërmetit, po ashtu edhe rrugët, ndërsa në këtë zona është ndërprerë furnizimi me energji dhe ujë, të cilat të gjitha po pengojnë përpjekjet e shpëtimit. Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar përpjekjet e plota të shpëtimit dhe qeveria dërgoi ekipet e shpëtimit për të ndihmuar ekuipazhet e urgjencës lokale.

Shumë të mbijetuar u kanë thënë mediave lokale se tërmeti  ishte më i forti që ata kanë përjetuar. Ekspertët thanë se magnituda relativisht e madhe e tërmetit, si dhe thellësia relativisht e cekët, rriti numrin e viktimave. Rreth 28 milionë dollarë në fondet e ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore janë ndarë për provincat Gansu dhe Qinghai nga ministria e financave dhe ministria e menaxhimit të emergjencave të Kinës.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore si Gansu, të cilat shtrihen në kufirin lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan, një zonë tektonikisht aktive. Për sa i përket viktimave, tërmeti në Gansu është më vdekjeprurësi që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010 në Yushu, provincën Qinghai, i cili mori pothuajse 2700 jetë.

Me magnitudë 6.2, është gjithashtu tërmeti i dytë më i madh. Sipas autoriteteve kineze, tërmeti në Yushu ishte me magnitudë 7.1 ballë. Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan, duke vrarë afro 70,000 njerëz.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Tërmeti në Kinë/ Ekipet e shpëtimit: Numri i viktimave pritet të rritet, shkak temperaturat nën zero

1702983836_reute.jpg

Ekipet e shpëtimit përballen me temperatura nën zero gradë Celsius për të gjetur të mbijetuar

Të paktën 126 persona kanë humbur jetën dhe me qindra janë plagosur si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi pjesën veriperëndimorë të Kinës. Ekipet e shpëtimit po përballen me mot të ftohtë, me temperatura deri në minus 15 gradë Celsius që po vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit.

Kreu i ekipit të shpëtimit tha për BBC se numri i viktimave do të rritet por temperaturat nën zero janë shumë të ftohta për t’u duruar dhe vështirësojnë punën.

“Kemi vështirësi nga temperaturat dhe nga lartësia. Vendi ynë është më i ftohtë se Turqia. Është -15C. Presim të rritet numri i viktimave. Tani duhet të gërmojmë më thellë. Por nuk ka ndërtesa të mëdha në zonë. Këto janë shtëpi të sheshta të civilëve. Janë shtëpi të vjetra, disa prej balte”, deklaroi ai për BBC.

Ora 11:45
Tërmeti vdekjeprurës në Kinë, udhëheqësja e Tajvanit shpreh ngushëllime mes tensioneve në rajon

1702982684_tsa.jpg

Tsai Ing-wen

Udhëheqësja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka lënë mënjanë tensionet e vendit të saj me Kinën për të shprehur ngushëllime për familjet e 118 personave të vrarë nga tërmeti.

Tsai Ing-wen ofroi gjithashtu ndihmën e qeverisë së saj për operacionin e kërkim- shpëtimit dhe ndihmës.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit në tërmetin e fundit në Kinën veriperëndimore. Lutemi që të gjithë të prekurit të marrin ndihmën që u nevojitet dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë. Tajvani është i gatshëm të ofrojë ndihmë në përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive", shkroi ajo në X (ish-Twitter).

Kina nuk ka deklaruar nëse do të kërkojë ndihmë nga ekipet jashtë shtetit.

Tensionet midis Taipeit dhe Pekinit janë acaruar gjithnjë e më shumë vitet e fundit pasi Kina kërkon të ushtrojë pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin me presion politik dhe ushtarak.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë