Të pakën 6 njerëz kanë humbur jetën dhe 190 të tjerë janë plagosur për shkak të një tornadoje të fortë që kaloi mbi qytetin kinez të Kaiyuan, në krahinën veri-lindore të Liaoning.
Sipas mediave lokale, rreth orës 17.10, tornadoja pasi shtrihu përdhe një park industrial, u drejtua në jug të qytetit, ku humbi fuqinë.
Përgjatë 15 minutave, kalimi i tornados që u shoqërua me shi dhe breshër, shkaktoi dëme në banesa, fabrika si dhe rrezikoi furnizimin me energji elektrike.
Komento