Kinë-BE, Marrëveshje për investime me shumë pikëpyetje

Kinë-BE, Marrëveshje për investime me shumë pikëpyetje

Pas shtatë vitesh negociatash të vështira BE dhe Kina ranë dakord për një marrëveshje investimesh,  e cila i siguron akses më të mirë në tregun e Kinës.

 Bashkimi Evropian dhe Kina pas shtatë vjet negociatash të vështira ranë dakord për një marrëveshje investimesh.

„Sot ne kemi përmbyllur parimisht bisedimet me Kinën”, bëri të ditur presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në twitter. Përpara se të komunikonte këtë ajo ishte lidhur në një video-konferencë (30.12) me presidentin e Kinës dhe kreun e partisë Xi Jinping, presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron e kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Kjo marrëveshje investimesh është deri tani vetëm një marrëveshje politike, por që përmban mjaft potencial shpërthyes ekonomik.

Në marrëveshjen e investimeve nuk bëhet fjalë për dogana, por për aksesin reciprok në tregje. Shoqata Federale e Industrisë Gjermane (BDI) e vlerësoi marrëveshjen, por paralajmëroi që të mos ketë pritëshmëri të mëdha prej saj.

BE tani do të ketë akses të përmirësuar në tregun kinez me 1.4 miliardë banorë edhe në sektorë të tillë si energjia, shëndetësia, automjetet dhe ofertat cloud. Për të ndaluar vjedhjen e pasurisë intelektuale, krahas rregullave të qarta për herë të parë do të ketë edhe norma për sjelljen e sipërmarrjeve shtetërore kineze dhe më shumë transparencë tek subvencionet.

Bisedimet ishin bllokuar për shkak të rasteve të punës së detyruar në Kinë., megjithatë problemet duket se janë tejkaluar edhe pas premtimit të Kinës  se do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për ratifikimin e konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO. Krahas kësaj BE-ja do të zhvillojë në mënyrë autonome instrumenta në luftën kundër punës së detyruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja