Kinezja i dhuron 1/3 e mëlçisë
ish-bashkëshortit me kance

Kinezja i dhuron 1/3 e mëlçisë <br />ish-bashkëshortit me kance
KINE - Media shtetërore në Kinë raporton se një grua vendosi t’i dhurojë pjesë të mëlçisë ish-bashkëshortit të saj vetëm me qëllimin për t’i shpëtuar jetën. Pas 10 viteve martesë çifti kishte vendosur të divorcohej pas mosmarrëveshjeve të çështjen e bashkëdrejtimit të biznesit. Dy muaj pas ndarjes, Tian Xinbing u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Në një kohë kur lista e dhuruesve që i përshtateshin ishte shumë e gjatë, Su Dan, mori vendimin që t’i vinte në ndihmë. Meqenëse zyrtarët nuk e lejonin dhurimin për aq kohë sa ata nuk ishin të martuar, gruaja u detyrua të rimartohej. Drejtuesit e qendrës spitalore analizuan dy herë çështjen ndërsa e pyetën gruan se pse ishte e vendosur të bënte transplantin.

Shi Bindyi, anëtar i komitetit etik në spital thotë se gruaja u përgjigj qartësisht se "Nuk ka asnjë arsye më shumë se sa fakti se unë e dua atë". Tian hezitoi të pranonte ofertën e ish-gruas për shkak të rrezikut që përbënte për jetën. Ndërhyrja mjekësore ishte jo e lehtë pasi u deshën dy operacione për të kryer transplantin.

Kur u pyet se çfarë kishte ndërmend të bënte pas ndërhyrjes, gruaja tha se thjesht do të bënte një jetë normale. "I uroj të jetë një jetë të shëndetshme", shtoi ajo. Gjatë operacionit dhjetë orësh, Tian mori 1/3 e mëlçisë së ish- bashkëshortes.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë