Kinse politika e sherrit edhe paratë për lobim

Kinse politika e sherrit edhe paratë për lobim

Charles McGonigal

Në ditët e ardhshme shpresohet të shkohet në një davaritje të sagës së Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, një personazhi të lartë të këtij institucioni historik për SHBA-të, që po akuzohet si ryshfetmarrës dhe i lidhur me interesat e një oligarku rus. Por shkurti, kur ai do të përballet me akt-akuzën në dy distrikte, do të nxjerrë dhe shumë të pathëna. Mbase shumë më tepër material për sherr-politikën e Tiranës dhe përgatitjen e revolucioneve!!! Edhe njëherë stuhia shqiptare, tashmë nga opozita ka vendosur përballë kryeministrin Rama, që nuk është në asnjë nga hetimet, kurse nga ana tjetër maxhoranca ka nxitur ta zbehë të gjithën atë, që institucionet e ndryshme as nuk po e prekin: transparencën e personazheve dhe institucioneve. Me pak fjalë, zyrtari ka marrë para nga zyrtarët shqiptarë, por askush nuk mund të hetojë se nga kanë dalë këto para!!!

Edhe njëherë, e gjithë ajo që ka ndodhur na ka vendosur përpara një çështje jashtëzakonisht të ndjeshme që lidhet me paratë që dalin nga vendi ynë për interesa të ndryshme. Kurse na e ka sjellë të gjallë punën e partive dhe lobimet e tyre, ku një kalkulim që bënte vite më parë Instituti i Studimeve Politike tregonte se politika nuk harxhon vetëm në proceset zgjedhore por edhe në kohë të tjera. Kurse një material i pak kohëve më parë, që merrej nga ana e SHBA-ve rrëfente se PD, PS dhe LSI kishin shpenzuar rreth 1.5 milionë dollarë vetëm për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pesha më e madhe asokohe binte mbi Partinë Demokratike.

“Partitë tona politike shpenzojnë shumë për lobimet, por ajo çfarë marrin në këmbim është qesharake, e paimagjinueshme dhe e paprekshme për qytetarët”, shprehej atëherë Afrim Krasniqi, analist politik dhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Studimet Politike në Shqipëri.

Dhe, vërtetë ajo që rezultonte lidhej me pak takime formale, ndonjë fotografi dhe mbi të gjitha shitja në publikun shqiptar e rëndësisë së tyre. Kemi parë se takimet me autoritetet amerikane, shiten në formën më të shëmtuar të rëndësisë së tyre.

Për publikun ia vlen të nxirren edhe njëherë këto të dhëna, ku Partia Socialiste fillimisht kish lidhur marrëveshje me “Ballard Partners” me afat një vjeçar. Marrëveshja ishte në fuqi nga 1 prill të 2017 deri sa mbaroi më 31 mars 2018. Kostoja e kësaj marrëveshje ishte 20 mijë dollarë në muaj, ose 240 mijë dollarë në vit. Kurse PD-ja,  ka arritur fillimisht një marrëveshje me “Barnes & Thornburg, LLP”, për 6 muaj dhe kostoja e lobimit ka qenë 50 mijë dollarë në muaj, pra 300 mijë dollarë në total. Më vonë u firmos një marrëveshje me “Baron Public Affairs, LLC”, me një afat tre mujor dhe me kosto15 mijë USD në muaj, pra plot 45 mijë dollarë. Kontrata e fundit është me “Muzin Capitol Partners, LLC”, ku ka pasur një kosto prej 675 mijë dollarësh. Kjo është kontrata për të cilën PD është nën hetim në Shqipëri dhe në SHBA. Dhe, pak më vonë referohej për PD-në se arriti një marrëveshje me kompaninë “Sonoran Policy Group LCC” me kosto 40 mijë dollarë. Nëse do ishim tek LSI, kjo parti kishte firmosur fillimisht një kontratë me “Global Security and Innovative Strategies, LLC”, me një kosto prej 267,804 dollarë për 6 muaj. Në Janar 2017, LSI-ja pagoi dhe kompaninë e lobimit “McKeon Group” me 15 mijë USD. Me pak fjalë, shpenzimet e të gjitha partive, rezultonin se në dy vitet e fundit shuma për lobime ishte plot 1.582.000 USD. Kuptohet se në KQZ këto parti kanë deklaruar shumë herë më pak, referuar medias.

Sesa rëndësi kanë për vendin këto takime e mat lehtë, pasi shumica e publikut as nuk e ka idenë se cilët janë këto personazhe. Por edhe pse në aspektin menaxherial janë të gabuara….” në përputhje me ligjin shqiptar, shumica e burimeve financiare të siguruara për këto aktivitete lobimi janë legjitime”, i referohemi Krasniqit, që me këtë rast na e shpjegon ndryshe paradoksin shqiptar.

Po pse vazhdohet atëherë? Kjo është bajagi e kuptueshme dhe këtë e kupton nga tensioni i vazhdueshëm dhe mënyra sesi partitë mbajnë njëra-tjetrën në pushtet, duke krijuar tollovi të tilla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 28/01/2023 05:30

    O zotëri, nuk është kinse. Ky tipi americon ka ardhur në shqipëri fshehtas(nuk e ka treguar në agjensi) qe ka takuar një kryeministër, dhe kryeministri e takon një punonjës të Rrangut kaq të lartë me njerëz nga rruga (tropojani dhe Duçka) dhe fill pas kësaj ky tipi hap hetimin për Muzzin dhe Pd dhe duke thënë qe ka dëshmitarë që e dinë këtë ( tropojanin dhe Duçkën përsëri qi njihte vetë personalisht). Takimet dhe njohjet janë fshehur (pseeee????) dhe qershia mbi tortë janë paratë.

    Përgjigju
  • Lenci: 27/01/2023 21:10

    Kedo nga gazetaret afer bllokut i paska zene lija e "Rames" dhe nuk u shquajne shqisat. Pa interes, thote. Si nuk iu vjen turp per veten qe jane shendrruar ne servile te rendomte xhanem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë