/ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i kërkoi sot Uzbekistanit t'i japë fund punës së detyruar në fushat e pambukut në vend, një sektor strategjik për këtë ish-Republikë Sovjetike të Azisë Qendrore.
Ban Ki-moon, i cili shkoi në Tachkent në kuadër të një vizite pesë ditore në Azinë Qendrore, takoi presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov.
Ban vlerësoi progreset në luftën kundër punësimit të fëmijëve në industrinë e pambukut, por kërkoi të bëhet më shumë dhe ti jepet fund keqtrajtimeve të të burgosurve.
"Nuk mund të ketë paqe dhe zhvillim pa të Drejtat e Njeriut", theksoi ai.
Uzbekistani mbetet një nga shtetet më represive të planetit me një bilanc të rëndë në kuadër të shkeljes të të Drejtave të Njeriut dhe praktikimit të torturave.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA