‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte doktoresha Anjeza Kuci, mjeke otorino-laringologe. Në këtë stinë virozat janë si gjithmonë në pikun e tyre dhe kjo është e pashmangshme, ndaj mjekja foli në studio për këtë gjë, duke nxitur njerëzit që të kenë kujdes e të ruhen
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte doktoresha Anjeza Kuci, mjeke otorino-laringologe.
Në këtë stinë virozat janë si gjithmonë në pikun e tyre dhe kjo është e pashmangshme, ndaj mjekja foli në studio për këtë gjë, duke nxitur njerëzit që të kenë kujdes e të ruhen. Kur flasim për virozat, i referohemi gripit, virusit A, B, virusit respirator apo adenoviruset.
Mjekja tha se duhet treguar kujdes dhe për bajamet, që mund të jenë një shqetësim i vazhdueshëm për njerëzit. Është e rëndësishme që të bëhen kontrollet e duhura në kohë për të dalluar infeksionin bakterial në kohë, duke nisur sa më parë trajtimin kur duhet me antibiotik.
Mjekja tha se bajamet duhen hequr vetëm nëse bëhet e pamundur kurimi i tyre. Mjekja foli dhe për bllokimet e shpeshta të veshëve dhe hundëve nga shqetësimet që vijnë për shkak të uljeve të temperaturës.
Në fund mjekja tha se nuk duhet të drejtohemi tek antibiotiku direkt, por duhet të shohim sesi reagon trupi javën e parë, e më pas me këshillën e mjekut mund të merret.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte edhe Kelima Alijaj, eksperte e aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor, e cila foli për studimin e fundit të ‘Washington Post’, që thotë se më mirë të jesh në formë, sesa i dobët.
Sipas studimeve është e vërtetuar se personat që kanë një shëndet normal të rregullt, kanë një jetëgjatësi më të madhe sesa personat që nuk kanë peshë optimale.
”Është shumë e rëndësishme që organizmi të qëndrojnë aktiv me sporte si pilates, artet marciale apo joga”, tha ekspertja në studio.
“Është e rëndësishme që një person të ketë një BMI, pra indeks të masës trupore normale, pasi nga kjo formulë përcaktojmë nëse jemi nën peshë, normal apo mbi peshë”, shtoi ekspertja.
Aktiviteti fizik na përmirëson staturën, veç pjesës së shëndetshme që ofron për organizmin dhe qarkullimin e gjakut. Që në seancat e para të pilates, mund të shohim ndryshimet e para në organizëm sipas ekspertes.
Shumë e rëndësishme sipas saj është balanca e parametrave trupor, duke mbajtur një harmoni mes aktiviteti fizik dhe ushqimeve të shëndetshme.