Kirurgjia plastike, rregulla të ashpra në Evropë

Kirurgjia plastike, rregulla të ashpra në Evropë
Që nga viti i ardhshëm në Austri do të veprojnë vetëm specialistët e kirurgjisë plastike, ndërsa për të miturit është i detyrueshëm vlerësim psikologjik.
Rregulla më të forta për kirurgjinë plastike dhe estetike. Një sektor që ka qenë për vite në dorë të të ashtuquajturve infermierë dhe ekspertëve të improvizuar të
bisturisë.

Por tashmë në Evrope përsëritet vetëm një parullë: tëkrijohen rregulla më të ashpra në këtë fushë. Rregulla të reja specifike janë duke u shfaqur në shumë
vende.

Pas gati dy vjetësh të shpërthimit të skandalit me protezën franceze Pip (shkurt 2010), parlamentet e disa vendeve kanë marrë masa të forta për kirurgjinë plastike.

Midis tyre edhe Franca, e cila u ka kufizuar licencat disa specialistëve të kësaj fushe, të cilët mund të operojnë vetëm në struktura të dedikuara, ndërsa Anglia, pas
skandalit me protezat PIP, ka kryer një hetim të plotë mbi karakteristikat, dhe ligjet e kirurgjisë plastike.
Që në Angli do të përkthehej në rregulla më të rrepta dhe kjo vetëm për sa i përket kërkesave për klinikat dhe profesionistët, por edhe për sa u përket reklamave, veçanërisht që kanë lidhje me marketing agresiv.
Në Itali prej korrikut të këtij viti ka hyrë në fuqi ligji Martini, i cili  ndalon operacionet plastike ndaj të miturve dhe shtetasve dhe përcakton se vetëm specialistët e
mirëfilltë mund të kryejnë operacione plastike për zmadhimin e gjoksit.

Edhe Austria, këto ditë ka prezantuar rregulla strikte dhe mjaft të rënda për kirurgjinë plastike, të cilat do të hyjnë në fuqi nga viti 2013. Përjashtohen në mënyrë kategorike, ndërhyrjet plastike në pacientë nën moshën 16 vjeç, qofshin këto estetike. Për ato nga 16 deri në 18 vjeç, është i nevojshëm jo vetëm pëlqimi i prindërve, por edhe një vlerësim psikologjik.

Përveç kësaj, ndërhyrjet duhet të kryhen vetëm nga kirurgët plastikë të certifikuar. Për specialistët e tjerë do të jetë e kufizuar të bërit e ndërhyrjeve të tilla. Lejet për kirurgë plastikë duhet të lëshohen vetëm nga "Urdhri i Mjekëve" në Austri. Por, për ata që duan të kryejnë operacion plastik është e detyrueshme të takohen me mjekun dy javë më parë me mjekun dhe nënshkrimi i marrëveshjes.

Rregulla të ashpra janë vendosur edhe në fushën e marketingut: mjaft me reklamat, që kanë të bëjnë pak me etikën mjekësore dhe duhet të shpjegojnë se imazhet janë punuar në studiot fotografike me fotoshop.

shkrimi u publikua date 8 nentor tek Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës