BRITANI - Një kirurg me përvojë është pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet të ketë nënshkruar inicialet e tij në mëlçinë e një pacienti.
Simon Bramhall është konsulent në spitalin 'Mbretëresha Elizabet' në Birmingam. Hetimi filloi pasi një koleg i tij zbuloi inicialet 'SB' në organin e pacientit gjatë një operacioni.
Deri tani është deklaruar se kirurgu kishte përdorur gaz argon për të shkruajtur inicialet e tij tek mëlçia e pacientit, shkruan Daily Mail.
Pezullimi i kirurgut është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i spitalit, kurse kanë filluar hetimet lidhur me ngjarjen.
Një mik i afërt i mjekut deklaroi se shpreson që kjo të jetë një gabim.

(Foto: Kirurgu Simon Bramhall)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com