TIRANE- Kisha e Shirgjit daton të jetë ndërtuar në fund të shekullit të 13-të. Ka qenë mbretëresha e Serbisë në atë kohë Helena, e familjes Anzhu të Francës që ka ndërtuar kishën në nderim të dy shenjtëve Shirgji e Baku të cilët janë martirë sirianë. Madje në Shkodër ende njihen gojëdhëna sipas të cilave shekuj më parë në këtë kishë kurorëzoheshin princër malazezë e shqiptarë. Ndërsa nën rrënojave të saj ka eshtra princërish të paemër.
Por duket se historia nuk është ashtu si u paraqit në ceremoninë e Patriarkut Irinej në datë 31 në Shkodër. Por jo edhe sipas ankesave të komunitetit serb, i cili shprehte shqetësimin se ata nuk respektoheshin, madje duke u deklaruar se dhe dhunoheshin.
Vdekja e Stefan Dushanit më 1356, ka bërë të mundur që krerët lokalë në trevat e Arbërisë dhe të Zetës, Malit të sotëm të Zi të arrijnë të çlirohen duke realizuar vetëqeverisjen. Pas këtij viti Balshajt fuqizuan posicionin e tyre si dhe Topiajt në Durrës. Historianët theksojnë se këto familje tërhoqën në qytet përkrahës të vet të cilët ishin arbër etnikë.
Po ashtu njihen vendimet që u jepnin banorëve vendas toka dhe prona. Gjë që tregon se serbët ishin pushtues në zonë dhe jo shenjtë qeverisës. Gjithashtu bëhet e ditur se mbretëresha Helena ishte katolike franceze dhe ishte vajzë e mbretit të Bizantit Balduinit II de Courtenay, perandorit të Konstantinopojës. Ndërsa ishte e martuar me mbretin Stefan Uroshi. Por se dorëshkrimet bëjnë të ditur se besimtarët e zonës nuk ishin serb, por vendas dhe kryesisht të ndikimit romak.
Ndërkohë një tjetër variant është se kisha u ndërtua më parë prej Joan Vladimirit. Për të cilin ende ngrihen pikëpyetje për përkatësi shqiptare apo dhe malazeze. Pas pushtimit të Shkodrës prej bullgarëve, Vladimiri u burgos në afërsi të Prespës. Këtu ai njihet me vajzën e mbretit Samuel, Kozaren. Vëllezërit e saj, nga xhelozia, pasi Vladimiri si pajë mori zotërimin e Shqipërisë së Mesme e vrasin. Sipas legjendës, thuhet se shpata nuk i bindej vrasësve dhe atëherë Gjon Vladimiri u ka dhënë shpatën e vet.
Legjenda thotë se Gjon Vladimiri udhëtoi me kalë me kokën e prerë në prehër deri në vendlindjen e tij në anë të Liqenit të Shkodrës. Por, ka më shumë gjasa që Kozara e cila përfundoi murgeshë, ta ketë marrë trupin e të shoqit e ta ketë çuar në një kishë të vjetër në krahinën e Krajës. Eshtrat e Gjon Vladimirit u ruajtën deri në vitin 1215 në kishën “E papërlyera e Krajës” në Malin e Zi të sotëm, e në këtë vit despoti Mihal Komneni i transferoi në Durrës, ku mbetën deri në vitin 1381, kur Karl Topia, princi katolik shqiptar, rindërtoi një kishë të vogël rreth së cilës u ngrit më pas manastiri i sotëm.
Sipas legjendës, u zgjodh ky vend pasi Shën Gjon Vladimirit i kishte bërë përshtypje të madhe një shqiponjë e bardhë që fluturonte mbi kryet e tij. Ajo mbante në sqep një kryq të drunjtë, shenjti e ka ndjekur shqiponjën gjatë. Pikërisht në vendin ku është manastiri sot shqiponja e bardhë lëshoi kryqin. Në këtë vend shenjti ndërtoi një kishë të vogël, pikërisht atje ku lutej.
Ndërkohë që vetë Irinej nuk ka nguruar të deklarojë Shën Jovanin si një mbret Serb. “Ky vend u qeveris një herë nga një shenjt i madh Sveti Jovan Vladimir, dhe shumë mbretër serbë pas tij”. Madje duke shkuar më tej, në njoftimin zyrtart të Kishës ortodokse thuhet ende Kosova dhe Metohia
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sërish Irinej, bekon varret e mbretërve serbë në Shkodër