Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është sulmuar me një gjuhë të ashpër nga një klerik i lartë i Kishës Greke për shkak të prishjes së kishës në Dhërmi. Pas prishjes nga Bashkia e Himarës së kishës së “Shën Thanasit” ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës, Andreas, i cili e ka quajtur kryeministrin shqiptar: “një i pabesë dhe i pafytyrë”. Mitropoliti Andreas që ushtron funksionin e tij në krahinën greke në kufi me Shqipërinë e ka krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën duke e barazuar sjelljen e tij ndaj kishës ortodokse me atë të diktatorit komunist.