Kisha Katolike në Australi me vendim të prerë: Nuk do ti detyrojmë priftërinjtë të raportojnë abuzimet seksuale

 Kisha Katolike në Australi me vendim të prerë: Nuk do ti detyrojmë priftërinjtë të raportojnë abuzimet seksuale

Foto Ilustruese

Kisha Katolike në Australi ka refuzuar zyrtarisht ligjin që priftërinjtë të detyrohen të raportojnë abuzimin seksual të fëmijëve gjatë procesit të rrëfimit. Hetimi pesë-vjeçar ka zbuluar se dhjetëra mijëra fëmijë kanë pësuar abuzime seksuale në institucionet australiane, më së shumti në Kishat Katolike.

Të premten, udhëheqësit e Kishës pranuan shumicën e rekomandimeve të hetuesve. Megjithatë, ata përsëritën se shkelja e rrëfimit ishte në kundërshtim me besimin e tyre. "Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e fëmijëve dhe të njerëzve të pambrojtur,"-tha në një deklaratë Konferenca Australiane e Ipeshkvijve Katolikë.

Çfarë zbuluan hetimet?

Hetimi i komisionit, që përfundoi në dhjetor, zbuloi më shumë se 8.000 dëshmi rreth abuzimit në kisha, shkolla dhe klube sportive.
Qeveria e quajti abuzimin një "tragjedi kombëtare" dhe filloi një skemë kompensimi për të mbijetuarit. Udhëheqësit e instituticioneve fetare dhe mësuesit e shkollave ishin abuzuesit më të mëdhenj. Hetimi zbuloi se ishin të përdshirë 7% e priftërinjve katolikë të Australisë midis 1950 dhe 2010. Komisionerët rekomanduan që klerikët katolikë duhet të përballen me akuza penale nëse ata nuk kanë raportuar abuzimin seksual të zbuluar gjatë rrëfimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja