'Kisha një familje të tmerrshme', rrëfehet Ermal Meta: Babai im nuk ishte njeri i mirë

'Kisha një familje të tmerrshme', rrëfehet Ermal Meta: Babai im nuk ishte njeri i mirë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta

Ermal Meta, këngëtari shqiptar që padiskutim ka korrur sukses në Itali së fundmi ka dhënë një intervistë për "Corriere dela Sera", ku ka folur për këngën e re të lançuar prej tij "Milano non esiste", por jo vetëm.

I pyetur për një kauzë të mbështetur prej tij që garanton të drejtat e komunitetit LGBTQ, Meta tha se ka ende për të bërë. Sipas tij edhe përse familjet janë tradicionale të drejtat për këtë komunitet duhet të garantohen, teksa ka folur edhe për familjen e tij. Këngëtari shqiptar thotë se familja e tij ishte tradicionale, ndërsa për babain e tij ka rrëfyer se nuk ishte njeri i mirë.

"Ka ende shumë për të bërë për të drejtat civile, disa personazhe kanë thënë shumë budallallëqe, arsyen pse nuk e kam idenë. Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën", tha Meta.

Këngëtari shqiptar është ka folur edhe për koncertin e mbajtur në stadiumin e Tiranës.

“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”, tha ai. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse shkalloi Ilir Meta?

Pse shkalloi Ilir Meta?