Tiranë/ Arkimandrit Anastasi dorëzohet Episkop i Krujës: Sa herë të thirrem me këtë titull do sjell ndërmend Gjergj Kastriotin

Tiranë/ Arkimandrit Anastasi dorëzohet Episkop i Krujës: Sa herë të thirrem me këtë titull do sjell ndërmend Gjergj Kastriotin

Kryepiskopi Anastas dhe Episkopi Anastas Mamaj

TIRANË - Mes një atmosfere të ngrohtë dhe me pjesëmarrjen e qindra të krishterëve orthodhoksë, në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, këtë të diel Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi dorëzoi në gradën episkopale arkimandrit Anastas Mamaj, duke u zgjedhur Episkopi i Krujës.

Në Shërbesën e Shenjtë morën pjesë edhe Mitropolitët e kishës orthodhokse në vend; Hirësi Joani i Korçës, Hirësi Nikolla i Fierit, Hirësi Andoni i Elbasanit, Hirësi Asti i Beratit, Hirësi Nathanaili i Amantias si edhe klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropolia e Beratit.

Në fjalën e tij Episkopi Anastas Mamaj vlerësoi përpjekjen kolosale të kryepiskopit Anastas për ngritjen e kishës orthodhokse në Shqipëri dhe misionin e saj shpirtëror.

"Dita e sotme është më e rëndësishmja e jetës sime dhe e shërbimit tim dhe për këtë arsye shpreh lavdërimet, falenderimet dhe mirënjohjet e mija ndaj Perëndisë Triadik, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, për dashurinë e tij dhe paanë dhe mëshirën e tij të pakufishme. Falënderoj Fortlumturinë Anastas që më propozoi për këtë nder dhe gjithë Mitropolitët që mbështetën këtë propozim.

Gjatë viteve që shërbej pranë Kryepiskopit Anastas, kam përjetuar në vetë të parë përpjekjen e tij kolosale, shqetësimet dhe agonitë për mbarëvajtjen dhe sigurinë e kishës sonë. Urtësia dhe këshilla juaj do më shoqërojnë; shembulli dhe mbështetja juaj më qetësojnë dhe e zvogëlojnë shqetësimin tim", tha ai.

Gjithashtu, ai kujtoi se Kruja, dikur kryeqendra e Arbërit ishte e krishterë me më shumë se 300 kisha dhe shtoi se është një nder për të që vendoset në një zonë ku heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, luftoi për fe dhe atdhe.

"Më nderuat Fortlumturi, duke më dhënë titullin i Krujës, më bëtë Episkopin e kryeqytetit tonë dikur të krishterë. Sa herë të thirrem me këtë titull do të sjell ndërmend Krujën e lavdishme, me 300 e më shumë kisha orthodhokse, kështjellën e pamposhtur e cila u bë muri i pakalueshëm i pushtuesit që synonte Evropën. Do të sjell ndërmend kryezotin e Arbërit, Gjergj Kastriotin; i cili u përpoq dhe luftoi deri në fund të jetës së tij për fe e atdhe,e që nderohet dhe do të nderohet deri në fund të jetëve si heroi kombëtar i vendit tonë.

Më bëni sot edhe një tjetër nder, duke më dorëzuar në ditën që kisha jonë kremton një nga shenjtorët e saj më të mëdhenj, Hierarkun martir Shën Elefterin e Vlorës. Shën Elefterin e Vlorës sime të dashur, peshkopin dhe ndriçuesin e saj që e bëri të përmendet në gjithë botën e krishterë, Vlorën e Ilirisë si selia e peshkopit Shën Lefter", vijoi në fjalën e tij Episkop Anastasi.

Episkopi i ri i Krujës u hirotonis Dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas. Më 20 tetor 2019 u hirotonis prift dhe më 9 gusht 2020 mori titullin e Arkimandrit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo në vendin e parë

Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo në vendin e parë