TIRANE - Kisha Ortodokse Autoqefale deklaron se nuk do të njohin rezultatet e Censusit 2011 për përkatësinë fetare të shqiptarëve. Madje nuk kanë "asnjë dyshim që bëhet fjalë për një gabim statistikor fare të qartë ose më saktë për një gënjeshtër” kur rezultatet shpallin se të krishterëtortodoksë në Shqipëri janë 6.75% . Sipas tyre Censusi për këtë çështje të ndjeshme fetare u krye me metodën antishkencore, nën shtrembërimin flagrant të etikës profesionale dhe nga të dhënat kishtare që disponojnë numri i të krishterëve ortodoksë i tejkalon 24 % të popullsisë shqiptare.
”E tërë metodologjia që u ndoq për regjistrimin e përkatësisë fetare nuk iu përgjigj aspak metodës elementare objektive që ndiqet në vendet evropiane. Për rrjedhojë, një gjë e tillë, fyen jo vetëm të krishterët orthodhoksë, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar janë komuniteti më i madh i krishterë në numër, por edhe të gjithë të krishterët, të cilëve iu zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme madhësia nga 31% në 17%. Si përfundim, ky veprim errëson pamjen e përgjithshme të Komuniteteve Fetare në Shqipëri.” - thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare onlie të Kishës.
Sipas të dhënave kishtare që Kisha disponon (regjistrat e pagëzimit, para dhe pas persekutimit, si dhe nga regjistrat e 460 famullive orthodhokse në të gjithë vendin) numri i të krishterëve orthodhoksë e tejkalon 24% të popullsisë së Shqipërisë. “Me të drejtë mund të ngrihet pyetja: Ku janë mbi 17% e orthodhoksëve të tjerë që i fshehu regjistrimi?- thuhet në deklaratën për shtyp.
KISHA BERI VETE CENSUS, 65 % e ORTODOKSËVE NUK U PYETËN FARE
Kisha deklaron se janë lënë jashtë procesit shumë besimtarë, ndërkohë që edhe një pjesë e atyre që kanë marrë pjesë nuk janë regjistruar siç duhet
“Gjatë dy të dielave të fundit, 9 dhe 16 dhjetor 2012, tek orthodhoksët pjesëmarrës në meshimet në kishat e Tiranës, Durrësit, Beratit,Korçës, Vlorës, si dhe në qytete të tjera u ndanë pyetësorë në lidhje me Censusin. Rezultatet ishin tronditëse.”- informon Kisha Ortodokse duke saktësuar se anketimit i ishin përgjigjur me emër, mbiemër dhe adresë 7118 persona. “Prej këtyre 2469 persona ose 34,68% deklaruan se u vizituan dhe u pyetën për përkatësinë fetare gjatë Censusit. Ndërsa nuk u vizituan fare nga regjistruesit ose u vizituan dhe nuk u pyetën mbi përkatësinë fetare 4643 persona ose 65,23%. Gjithashtu 56 persona deklaruan se regjistruesit i shënuan të dhënat me laps ose në një fletore tjetër dhe 11 persona pohuan se regjistruesit nuk donin ta shënonin fenë ose e shënuan atë pas shumë këmbënguljeje. Për më tepër, kemi dëshmi të shumta se regjistrimi në një pjesë të madhe të tij është kryer nga regjistruesit me shënime në fletore, jo siç e kërkon procedura të shkruhet në pyetësor dhe as nuk janë firmosur nga deklaruesit.”
PYETJA MBI FENE ISHTE E PAQARTE
Kisha deklaron se pyetja mbi fenë ishte e paqartë dhe propozimi i tyre për organet kompetente ishte që pyetja në lidhje me fenë të ishte e detyrueshme, si të gjitha pyetjet e tjera, e qartë dhe e saktë, për të nxjerrë rezultate të drejta.
Por, shton Kisha, “politikanë të ndryshëm, por edhe qarqe fetare, u rreshtuan kundër kësaj pyetjeje dhe u kultivua një frikë e përhapur kudo se mos ndoshta feja lidhet me deklarimin e kombësisë.”
Sipas Kishës Ortodokse, pyetja mbi fenë u bë fakultative, e paqartë dhe e vështirë për qytetarët, veçanërisht për ata me arsim të kufizuar, “siç duket, për të diktuar përgjigjet në një drejtim të caktuar dhe për t’i regjistruar qytetarët në mënyrë arbitrare.”
Po kështu tek Pyetja nr 40 A i përkisni ndonjë besimi fetar? ,alternativa nr 2 “Nuk i përkas ndonjë besimi fetar, por jam besimtar është ngatërruese.
”Nuk ka në botë term për të denominuar fe me emrin “besimtar”. Besimtar i kujt? I cilës fe saktësisht?”- saktëson Kisha, Megjithëkëtë shton se rezultatet u dhanë me përcaktim të qartë të fesë: myslimanë 56,70%, katolikë 10,03%, orthodhoksë 6,75%, bektashinj 2,09%, ungjillorë 0,14%, të krishterë të tjerë 0,07%, ateistë 2,50%, besimtarë të pacilësuar 5,49%. Pasues të feve të tjera 0,02%. Nuk u përgjigjën 13,79%.
NE 1942 ISHIM 20.7%
Duke kundërshtuar shifrën e INSTAT se në Shqipëri 6,75 % e popullsisë i përkasin besimit ortodoks, Kisha deklaron se gjatë 100 viteve të pavarësisë së shtetit shqiptar janë kryer vetëm dy regjistrime në të cilat përfshihej pyetja mbi përkatësinë fetare. “Sipas statistikës së vitit 1927: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67,5%; orthodhoksët 22,3% dhe katolikët 10%. Ndërsa sipas regjistrimit tjetër të kryer nga autoritetet italiane, në vitin 1942, të dhënat e nxjerra ishin: myslimanë 68,9% të popullsisë (nga të cilët sunitë 54,17% dhe 14,73% bektashinj) dhe të krishterë 31% (nga të cilët orthodhoksë 20,7% dhe katolikë 10,3%).
Pas persekutimit të gjatë antifetar dhe ardhjes së demokracisë në vitin 1991, është shumë i qartë për të gjithë në këtë vend ringritja e të gjitha Komuniteteve Fetare Tradicionale, si dhe lulëzimi mjaft i dukshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Pra është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë, përse disa qarqe të caktuara synuan me makinacione të ndryshme të tregojnë se orthodhoksët u pakësuan me 2/3.’- vijon deklarata e Kishës Ortodoske.
ORTODOKSET, PJESE E TE ANKETUARVE QE NUK U PERGJIGJEN
Më tej Kisha deklaron se të gjitha të dhënat mbështesin faktin se nën përqindjet e regjistrimit që përcaktohen si “Nuk u përgjigjën 13,79%” dhe “besimtarë të pacilësuar 5,49%” ndodhen të krishterët orthodhoksë në shumicën e tyre dërrmuese: “a) Ata qëvendosën me dëshirën e tyre të mos marrin pjesë në regjistrim, p.sh shumica e minoritetit grek, ndoshta edhe e vllahofonëve, malazezëve, si dhe e minoriteteve të tjera.
b) Ata që iu shmangën deklarimit direkt të fesë, pas një presioni psikologjik që krijuan disa qarqe ekstremiste dhe pas kërcënimeve në lidhje me deklarimin me dëshirë të besimit fetar dhe kombësisë.
c) Të gjithë ata të cilët regjistruesit nuk i vizituan (janë mijëra persona që e vërtetojnë këtë fakt), si edhe fshatra dhe lagje të tëra orthodhokse.
d) Ata persona që u vizituan, por nuk u pyetën fare për përkatësinë fetare, ose kur u deklaruan orthodhoksë, regjistruesit në mënyrë arbitrare i vendosën në një kategori të pacilësuar.
Kisha Ortodokse Autoqefal mbyll deklaratën zyrtare duke thënë “se nuk njeh të dhënat mbi përkatësinë fetare të popullsisë që jep statistika e fundit e vitit 2011 bërë nga INSTAT. Plane dhe veprime të tilla mund të minojnë bashkekzistencën dhe harmoninë fetare për të cilën jemi përpjekur.” Deklarata ne PDF e Kishes Ortodokse Autoqefale
/Shqiptarja.com

Censusi, 56.70% myslimane, 10.3% katolike, 6.75% ortodokse