Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ndaj padisë së Nikolla Markut, duke e cilësuar këtë të fundit vegël të qarqeve ekstreme për propagandë antigreke.
Kisha gjithashtu shprehet se, Marku nuk ka lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe askush nuk e njeh atë si klerik. Marku akuzohet se ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme kishën e së TërëshenjtësMari në Elbasan, që është monument kulture dhe që është në pronësi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në mënyrë të paligjshme përdor vulën e saj.
Reagimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë:
Para disa ditësh, 27 – 28 tetor 2015, z. NikollaMarkuu rikthye përmes mediave, me një sajesë tjetër, shpifjesh të pabaza dhe kërcënimesh të paturpshme kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe primatit të saj. Jemi të detyruar përsëri të informojmë përmbledhtazi opinionin publik se:
1. NikollaMarku nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të njohur nga Shteti Shqiptar. Marrëdhëniet midis Kishës Orthodhokse dhe Shtetit janë përcaktuar përfundimisht me ligjin nr. 10057/22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, të hartuar sipas detyrimit të përcaktuar në Kushtetutën e Repeblikës sëShqipërisë.
2. Asnjë Kishë Orthodhokse dhe asnjë Kishë tjetër në botë nuk e njeh atë si klerik.
3. Si përdhosës, që nuk ndalet përpara asgjëje,ai ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme kishën e së TërëshenjtësMari në Elbasan, që është monument kulture dhe, sipas ligjit të lartpërmendur (neni 23/1), është në pronësi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
“Komiteti për mbrojtjen e pavarësisë së kishës ortodokse të pavarur kombëtare shqiptare”, kryetar i të cilit ai e deklaron veten, nuk është “Kishë”, është thjesht një komitet lagjeje i një qyteti dhe nuk njihet nga Komiteti Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë si komunitet fetar. Si vulë zyrtare përdor në mënyrë tinëzare titullin: “Kisha Orthodhokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, Kala, Elbasan.” Në këtë rast kemi një falsifikim fare të dukshëm dhe një mashtrim tëmadh. Në bazë të ligjit të lartpërmendur, nr. 10057/ 22.01.2009, Neni 5, paragrafi 1, përcaktohet në mënyrë të qartë se: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj”.
4. Për ata që i njohin çështjet fetare, deklaratat e NikollaMarkut janë fjalë boshe dhe qesharake, që përsërisin fantazi mjerane dhe dyshime të pabaza. Atë e përdorin qarqe ekstreme, që kanë akses në media, për të akuzuar vazhdimisht dhe pa ndonjë shkak Kishën Orthodhokse, si dhe për të mbajtur gjallë një propagandë të sëmurë antigreke, gjë që sigurisht nuk i shkon për shtat orientimit evropian të vendit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com