Kisha Ortodokse Ukrainase shkëputet nga Moska, zemërohet Rusia, zyrtari: Mori fund vëllazëria ortodokse botërore

Kisha Ortodokse Ukrainase shkëputet nga Moska, zemërohet Rusia, zyrtari: Mori fund vëllazëria ortodokse botërore

Patriarku Ekumenik Bartolomeu

Krijohet një Kishë e pavarur ukrainase duke u ndarë nga kisha ortodokse ruse, gjë që ka sjellë zemërimin e Moskës. Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Konstandinopojës, autoriteti kryesor në Krishtërimin Orthodhoks, nënshkroi dekretin Tomos, në një ceremoni në Stamboll. Në ceremoni ndodheshin edhe presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe ish-presidenti Viktor Jushçenko.

Poroshenko është shprehur se kjo është një ngjarje historike për Ukrainën.

 “Të dashur ukrainas, kjo është një ngjarje historike! Kjo është një ditë e mrekullueshme! Edhe një herë, dua të shpreh fjalë mirënjohjeje ndaj popullit ukrainas, në emër të kombit tonë ndaj Shenjtërisë Tuaj … Na u desh një kohë shumë e gjatë për të mbërritur këtu”, tha Poroshenko.

Në shenjë proteste Kisha Ortodokse Ruse ka prishur marrëdhëniet me Konstandinopojën. Një zyrtar i Kishës Ortodokse Ruse tha se ky vendim i jep fund vëllazërisë ortodokse botërore.

“Patriarku Ekumenik Bartolomeu i dha fund vëllazërisë ortodokse botërore dhe humbi përgjithmonë të drejtën për t’u quajtur udhëheqës shpirtëror”.-tha Nikolai Balashov, një tjetër zyrtar i lartë i kishës ortodokse ruse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot