Frika për merkaton e bllokuar nga FIFA tashmë është lënë pas dhe Taulant Seferi është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Sulmues i huazuar nga Young Boys në Zvicër, që është edhe pjesë e Kombëtares, tregoi se si u bind për të kaluar te Tirana.
“Kisha një parakontratë me një ekip tjetër në Zvicër dhe gjatë kësaj kohe ishte te shtëpia duke ndenjur, por në atë moment më mori në telefon drejtori sportiv i Tiranës, Osmani, me të cilin njihemi personalisht dhe kisha një bisedë shumë të mirë atë natë. Të nesërmen, Tirana tregoi profesionalizëm, duke dërguar ofertën, u futëm në negociata dhe besoj nuk ka qenë shumë e vështirë,”-deklaroi Seferi.
Më tej 24-vjeçari tregoi se është krenar që ka firmosur me një ekip si Tirana.
“Për një klub të madh si Tirana, me tifozeri të zjarrtë, që njihet edhe në Ballkan, e kam pritur shumë mirë. Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë,”-u shpreh ai.
Më pas Seferi u shpreh se do të jetë i gatshëm për derbin me Partizanin pas dy javësh, një sfidë të cilën e pret me padurim.
“Patjetër që shpresoj të jem në fushë, mezi po e pres atë ndeshje. Nesër do dalë në stërvitje, do të jemi të fokusuar te ndeshja kundër Kastriotit. Shpresoj që ajo ndeshje do të na ecë mirë, pastaj do të mendojmë edhe për Partizanin. Normalisht që do të je mi gatshëm,”-tha futbollisti.
Në prezantimin e Seferit ishte edhe presidenti i Tiranës Refik Halili, I cili fillimisht falendëroi lojtarin për besnikërinë, ndërsa më pas paralajmëroi blerje të tjera.
“Ne nuk jemi dakord të qëndrojmë në këtë pozicion ku jemi tani, që nuk na pëlqen, dhe për këtë arsye nxitojmë të bëjmë një merkato të shpejtë dhe në ditët në vazhdim do iu prezantojmë edhe blerjet e tjera,”-u shpreh presidenti.
Huazimi i Seferit nga Young Byos deri në fund të kampionatit do t’i kushtojë Tiranës 50 mijë euro. Këtu përfshihet rroga 10 mijë euro në muaj, por edhe shtëpia ku do qëndrojë futbollisti.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36