Ambasada shqiptare i ka kërkuar Greqisë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë. Në takimin e zhvilluar sot në ambasadën e Shqipërisë në Athinë mes përfaqësuesve diplomatikë të Tiranës dhe zyrtarit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Athina ka pranuar të “tërhiqet”.
Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi duke folur për A1 Report për atë që është diskutuar në këtë takim deklaroi se, Drejtori i drejtorisë rajonale në ministrinë e Jashtme të Greqisë ka deklaruar se ndërhyrja e tyre bëhet për minoritetin.
“Kërkuam që Greqia mos ndërhyjë në çështjet e brendshme. Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke tha se s’do bëjnë më retorikë. Greqia s’do ndërhyjë në çështjet e brendshme. Zyrtari grek tha se këtë e bëjnë për minoritetin grek në Himarë”, u shpreh Dervishi.
11:11 "Greqia s'ka bërë notë protestë"
Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi duke folur për A1 Report ka sqaruar se Greqia nuk ka bërë notë protestë për Shqipërinë lidhur me incidentin diplomatik të shkaktuar për shkak të kishës “Shën Thanasit” në Dhërmi.
Dervishi saktëson se, pala greke i ka kërkuar takim për të dhënë shpjegime mbi shembjen e ndërtimit të bërë në vitin 1992 në këtë kishë.
“Nuk ka notë proteste nga Athina. Pala greke sot ka kërkuar një takim në mesditë. Greqia kërkon sqarime për shembjen e kishës”, tha ambasadori në Athinë.
Dje, ministria e Jashtme greke dënoi shembjen e shtesës në Kishën e Dhërmiut duke e cilësuar aktin si “xhihadist”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com

VIDEO