Reagojnë trashëgimtarë e Qemal Karaosmanit, pronarët e truallit të kishës katolike në Elbasan, pas deklaratës së komuniteteve fetare se një familje me pushtet ka ndikuar në vendimin për prishjen e kishës dhe lirimin e truallit. Trashëgimtarët kanë shprehur keqardhje për gjithçka po ndodh duke i dhënë konotacion politik kësaj çështje. Sipas tyre këto janë veprime të pamoralshme që kërkojnë të manipulojnë opinionin publik.
Përfaqësuesi i kësaj familje Nebi Sefa shprehet se kisha nuk ka pretenduar asnjëherë që është pronare e truallit, dhe se kjo cështje po politizohet qëllimisht pasi vendimi i formës së prerë të Apelit ka ndodhur që në 12 qershor 2012.
Më tej ai nënvizon se i kanë kërkuar kishës që të hyjë në negociata me pronarët legjitimë dhe që ta bënte kontratën me pronarët e vërtetë dhe jo me këshillin e rrethit, por kisha gjithmonë ka refuzuar.
Trashëgimtari Bulent Tela ka deklaruar se komisioni i kthimit të pronave ia ka njohur këtë pronë që në vitin 1994. Ai nënvizon se në të gjitha rastet është kërkuar të ndërhyhet me negociata e prona të kompensohet sipas të gjitha rregullave të shtetit qoftë edhe me cmim tavan.
Përfundimisht trashëgimtarët kërkojnë një zgjidhje të ndershme, që nuk ka qëllim prishjen e kishës, por pavarësisht vendimit të gjykatave të gjendet zgjidhja më optimale dhe të mos manipulohet opinioni publik.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO