Teknologjia dhe rrjetet sociale jo vetëm që janë tepër të rëndësishme për jetën tonë, por ndikimi i tyre nuk ka lënë pa prekur edhe Kishën.
Më shumë se 500 kisha do të transmetojnë live në internet predikimet e Krishtlindjeve të këtij viti, raporton FoxNews.
Siç bën të ditur Media e Kishës Sociale, ky është një numër shumë i madh në krahasim me 6 vite më parë. Pastori Kenny Jahng në Kishën 'Liquid' në Nju Xhersi tha se "shumë kisha janë duke përqafuar teknologjinë në mënyra të ndryshme".
"Ne duam të ftojmë dhe të inkurajojmë të gjithë dhe kemi menduar se si mund ta bëjmë këtë me komunitetin e kishës tonë nëpërmjet internetit", tha pastor Jahng.
Ai gjithashtu shtoi se kushdo mund të marrë pjesë në predikimet duke kënduar këngë të ndryshme gjatë transmetimit Livestream në Youtube.
Jahng tha se ideja për një bashkësi virtuale është që ta bëjë komunitetin online të kishës të ndjehet i përfshirë gjatë predikimeve të Krishtlindjeve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com