Olti Curri është një nga blogerët më të njohur shqiptarë. Ai është gjithashtu shumë aktiv në rrjetet sociale ku shpesh shpreh ‘pa doreza’ mendimin e tij për shumë personazhe të famshëm.
Këtë radhë blogeri është kapur sërish me moderatoren Luana Vjollca. Nisur nga një foto e Ledri Vulës ku këngëtari shihet duke lexuar, Olti Curri është shprehur i kënaqur pasi sipas tij kishim mbetur që nga koha e Luanës që lexonte mbrapsht.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Foto e publikuar nga Olti Curri
“Respekte edhe për dizajnerin që ka sygjeruar librin, sepse ngjyrat e kopertinës rrinë shumë bukur në foto,”- shkruan Curri. Domethënë një ‘thumbim’ i dyfishtë, pasi edhe për Ledrin, Olti nënkupton që libri është marrë sa për foto.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)