Gjatë skanimit të dy kamionëve në pikën kufitare të Kapshticës u gjetën të fshehur 5 emigrantë të paligjshëm që synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Emigrantët  ishin të fshehur në një kamioni tip “Scania” , i cili drejtohej nga një  43-vjeçar me iniciale  Sh. L.,  nga fshati Gjorm i Laçit si dhe në kamioni  tip “Man”, që  drejtohej nga një 58-vjeçar me iniciale M.K., nga Elbasani.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.