Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e ish-parkut në Tiranë.
Mësohet se të zotët e shtëpisë kishin harruar sobën ndezur dhe banesa e tyre është përfshirë nga flakët.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka shuar zjarrin. Në banesë nuk ka pasur njerëz, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Komento