Kishin marrëveshje, Bill Gates bënte pushime me ish-të dashurën ndërkohë që ishte i martuar me Melinda-n

Kishin marrëveshje, Bill Gates bënte pushime me ish-të dashurën ndërkohë që ishte i martuar me Melinda-n

Ndarja e çiftit miliarder Bill dhe Melinda Gates ka sjellë në qëndër të vëmendjes edhe njëherë jetën e çiftit dhe marrëveshjet e tyre të mëparshme.

Corriere della Sera deklaron se më parë çifti kishte një marrëveshje, me anë të së cilës Gates ishte lejuar të kalonte, çdo pranverë një fundjavë në shtëpinë e plazhit të ish-të dashurës së tij, një sipërmarrëse me të cilën ai "diskutonte për bioteknologjinë ndërsa ishin duke luajtur video games"

"Ndonjëherë ka një detaj të vogël në jetën e një personi të famshëm që qëndron në kokën për vite me radhë dhe për mua një gjë e tillë është marrëveshja që bëri  Bill Gates para martesës të drejtën për të kaluar një fundjavë në vit në shtëpinë buzë detit me ish të dashurën », ishte ky postimi i Megan Stack, një reportere e Los Angeles Times, e cila nxori në dritë një detaj të harruar në jetën e themeluesit të Microsoft, i cili ndihmon për të zbuluar se çfarë ndodhi me çiftin i cili të jepte përshtypjen se ishte i pandashëm. Pas atij bashkimi surprizë dhe larg vëmëndjes së paparacëve në Ishujt Havai në prag të Vitit të Ri 1994.

Burimi i Stack është një artikull i vjetër i revistës Time, i shkruar në janar 1997 nga biografi i madh Walter Isaacson , “Në kërkim të Bill Gates-it të vërtetë”, Isaacson përshkroi marrëdhënien e tij me nënën, ndihmën që mori ai nga psikologët, miqësinë me partnerin e tij Paul Allen, me të cilin ai e mësoi gjuhën e shkencës kompjuterike, festat e shumta të viteve tetëdhjetë, kur miqtë u martuan dhe ai festoi me mikun e tij Steve Ballmer dhe CEO-n e ardhshëm të kompanisë së tij.  

Pikërisht në vitet më energjike të rinisë së kur ai zhytej në "lojëra intelektuale" dhe bleu një sërë makinash luksoze - një Porsche 911, Porsche 930 Turbo, një Mercedes, një Jaguar XJ6, një Carrera Cabriolet 964, një Porsche 959 $ 380,000 dollarë dhe një Ferrari 348 - të cilin Gates, 42 vjeç dhe tashmë një miliarder, u takua me Melinda Ann French në Manhattan në 1987. Ajo ishte nëntë vjet më e re, një punonjëse e kompanisë së tij, e rezervuar dhe shumë besimtare. Kur ai i kërkoi të martohej me të në 1993, ai "rrëmbeu" aeroplanin që po i çonte në shtëpi në Seattle nga Palm Springs, duke u kthyer në Omaha, Nebraska, për të ndaluar nga Warren Buffet,  madje edhe unazën e zgjidhën natën.

Ky do të ishte momenti ku për Gates, fillonte epoka e kompromisit. Në lindjen e vajzës së parë Jennifer, në 1996 Melinda i thotë Billit se dëshiron ta rrisë atë sipas rregullave të fesë katolike, kështu i ofroi burrit të saj një marrëveshje, të dërgonte fëmijën e saj në  kishë çdo të dielë.

Bill-i tundohet, ai mendon për këtë, pastaj vendos shprehet Isaacson "Ka shumë gjëra që unë mund të bëj të Dielën në mëngjes. Kompromisi i madh, ai që po diskutohet në këto orë, ka të bëjë me Ann Winblad, një sipërmarrëse teknologjie dhe kapitaliste me të cilën Bill ishte fejuar në vitet 1980. Ata u takuan në 1984 në një konferencë teknike dhe filluan të takoheshin virtualisht, ata shkuan për të parë të njëjtin film në qytete të ndryshme, ndërsa bisedonin me njëri-tjetrin në telefon. Ata u ndanë në 1987, pak para se Bill të takohej me Melindan, edhe sepse Winblad ishte pesë vjet më e madhe dhe kërkonte të martoheshin. Ata mbetën miq të ngushtë, deri sa Bill vendosi nëse do të martohej Melindën. Ai madje e thirri Ann, për ti kërkuar miratimin e saj.

"Gruaja, ka një forcë të jashtëzakonshme intelektuale". Forcë e mjaftueshme për t'i dhënë leje burrit dhe ish-të dashurës së tij të kalojnë një fundjavë të gjatë së bashku çdo pranverë, një traditë që Gates dhe Winblad e kanë vazhduar për një kohë të gjatë në vilën e plazhit që ajo kishte blerë në Outer Banks, Karolinë e Veriut. Ish-të dashurit kalonin kohën duke diskutuar për bioteknologjinë ndërsa luanin video games.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan