Dy shqiptar janë arrestuar pasi i kapën me mbi 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Referuar burimeve zyrtare, në aksin Mavromat-Igumenicë, në vendin e quajtur Rajo, është gjetur një automjet i braktisur në anë të rrugës, nga kontrolli brenda së cilës, u gjetën dhe sekuestruan 21 pako me 46 kg 30 gram marijuanë.
Në lidhje me këtë automjet, tre persona kishin deklaruar vjedhjen e tij në policinë e Igumenicës, pasi e kishin marrë me qira po në këteë qytet, megjithatë, pas hetimeve rezultoi se ata kanë dhënë deklarim të rreme, ndërkohë që kishin organizuar trafikun e drogës.
Për këtë u arrestuan dy shqiptarë, 47-vjeçari nga Fieri Armandi Cobanka, një 39-vjeçar e ndërsa u shpall në kërkim Albion Hatia, 32-vjeç.