Kishte 7 persona brenda, ja si është bërë 'Land Rover'-i që u aksidentua mbrëmë në Pogradec, 2 vëllezër rëndë

Kishte 7 persona brenda, ja si është bërë 'Land Rover'-i që u aksidentua mbrëmë në Pogradec, 2 vëllezër rëndë

Makina qe u aksidentua ne Pogradec

POGRADEC-Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës tip “Land Rover” që u aksidentua mbrëmë në Vërvodë, teksa ishte duke u kthyer nga Kalvaçi me 7 persona brenda.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar pranë fshatit Vërdovë makina e drejtuar nga 34 vjeçari me inicialet S.Ç. humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Nga aksidenti u plagos shoferi bashkë me gjashtë personat që kishte brenda. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që u aksidentua në Vërdovë.

Të plagosurit janë; L.D. 39 vjeç, E.M. 45 vjeç, D.A. 23 vjeç, A.H. 26 vjeç, E.G. 40 vjeç dhe A.G. 49 vjeç, banues në Pogradec, nga të cilët dy vëllezërit E.G. dhe A.G. u dërguan në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit kanë dëmtime në kokë dhe pjesët e tjera të trupit.

Makina qe u aksidentua ne Pogradec

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic