Nënshkroi 137 receta mjekësore për kreun e 'Cosa Nostra'-s, arrestohet mjeku i Matteo Messina Denaros

Nënshkroi 137 receta mjekësore për kreun e 'Cosa Nostra'-s, arrestohet mjeku i Matteo Messina Denaros

Mjeku, Alfonso Tumbarello

Autoritetet italiane kanë arrestuar mjekun e kreut të Cosa Nostra-s, Metteo Messina Denaros. Në pranga ka rënë, mjeku 70 vjeçar Alfonso Tumbarello i cili e dinte shumë mirë se recetat e tij të dhëna për Andra Bonafeden, ishin në fakt për kreun e mafias italiane i cili po kurohej për sëmundjen e kancerit.

Mësohet se mjeku i cili raportohet të jetë pjesë e masonerisë, kishte dhënë plot 137 receta për Matteo Messina Denaron gjatë kohës që ky i fundit jetonte si i arratisur duke përdorur një identitet të rremë. Arrestimi i tij u bë i ditur nga mediat italiane, ndërsa tashmë mbështetet edhe aktakuza e nënshkruar nga kryeprokurori italian Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido.

Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori. Për kapjen e tij, të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafies. Përpos këtij bunkeri, u zbuluan edhe 2 shtëpi të tjera, modeste ku strehohej kumbari i mafies siciliane.

Njëri nga apartamentet ku fshihej njeriu më i kërkuar në Itali, ndodhej në qendër të qytetit të Trapanit. Kërkimi i koordinuar nga zëvendës prokurori Paolo Guido i cili prej vitesh ka hetuar bosin e Cosa Nostra-s, ka vijuar gjatë gjithë natës, duke kërkuar çdo cep të apartamentit ku fshihej njeriu më i kërkuar i 30 viteve të fundit.

Ndërsa banesa tjetër ku fshihej Matteo Messina Denaro.  Një ndërtesë jo larg shtëpisë së tij në Campobello di Mazara, ku shefi i mafias italiane jetonte nën identitetin e rremë të Andrea Bonafede, policia italiane arriti të gjejë "strofkullën" ku Messina Denaro kishte fshehur jo vetëm dokumente, por edhe materiale të tjera që lidhen me menaxhimin e bandës së tij në të shkuarën si edhe për planet për të ardhmen apo paratë. Në një dhomë të blinduar, fshehur pas një garderobe, janë gjetur  bizhuteri, gjerdanë dhe gurë të çmuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite