Kishte dokumente të një çështje penale në Shqipëri, gjendet skeleti i një burri gjysmë të zhvarrosur në Greqi

Kishte dokumente të një çështje penale në Shqipëri, gjendet skeleti i një burri gjysmë të zhvarrosur në Greqi

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka nododhur në Greqi. Eskavatori, teksa po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntoksor zbuloi një trup të dekompozuar në një fushë në Tebë.

Mësohet se skeleti është gjetur 8 metra larg rrugës në një fushë në rrugën provinciale Thivon-Mouriki.

Në pantallona u gjetën disa dokumente personale, që i referohen një çështjeje penale nga Shqipëria, por fillimisht do të duhet të bëhet një ekzaminim antropologjik dhe një test ADN për identifikimin zyrtar të tij.

Dyshimet kryesore janë se kemi të bëjmë me një vepër penale, pasi dyshohet se ai është vrarë dhe më pas hedhur aty, por kjo pritet të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas