Kishte ‘ekspuls’ deri në vitin 2032 në zonën ‘Shengen’, arrestohet 49 vjeçari shqiptar që ‘sfidoi’ vendimin e autoriteteve italiane

Kishte ‘ekspuls’ deri në vitin 2032 në zonën ‘Shengen’, arrestohet 49 vjeçari shqiptar që ‘sfidoi’ vendimin e autoriteteve italiane

Foto ilustruese

Një 49-vjeçar shqiptar i kthyer ilegalisht në Itali është arrestuar nga agjentët e Policisë së Gallarate. Ai ishte dëbuar nga territori italian dhe nga zona Shengen që prej prillit të vitit të kaluar duke i ndaluar hyrjen deri në vitin 2032.

Arrestimi i tij u bë pranë një zone parkimi në Somma Lombardo. Në momentin e kontrollit, shqiptari nuk paraqiti ndonjë dokument identifikimi. Pas verifikimit të të dhënave të tij, oficerët italianë e arrestuan për shkelje të ndalimit të rihyrjes në Itali.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)