Kishte fshehur 12 kg heroinë në gomën rezervë të makinës, arrestohet 33 vjeçari shqiptar në Selanik! Në pranga edhe partnerja e tij

Kishte fshehur 12 kg heroinë në gomën rezervë të makinës, arrestohet 33 vjeçari shqiptar në Selanik! Në pranga edhe partnerja e tij

Lënda narkotike e sekuestruar

Një 33 vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij 27 vjeçare janë arrestuar nga policia greke në Selanik pasi janë kapur me 12.2 kg heroinë në makinën me të cilën qarkullonin.

Të dy akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishëm janë gjetur edhe 12.2 kg heroinë dhe 200 gramë kokainë e ndarë në 25 qese të ndryshme të fshehura në gomën rezervë të makinës.  

Gjithashtu u konfiksua një sasi e vogël kanabisi dhe një shumë eurosh të cilat dyshohen se kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit Kriminal. Mediat greke bëjnë me dije se ndaj shqiptarit rëndon edhe akuza për veprën penale të grabitjes.

Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Selanikut ku pritet t’u caktohen dënimet përkatëse.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë