ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në makinën me të cilën udhëtonte nga Franca drejt Italisë, iu gjet 36 kilogramë kokainë. “Kapo” i drogës, ishte pikërisht Norend Kapo, banues në Pesaro.
Operacioni u zhvilluar në zonën kufitare Morgex, mes Italisë dhe Francës, pas dyshimeve të forta të policisë se Kapo kishte drogë në makinë. Shqiptari e kishte fshehur sasinë e kokainës në sedijen e shoferit dhe pasagjerit.
48-vjeçari i arrestuar, rrezikon të dënohet deri në 20 vite burg për posedim droge me qëllim shitjen.