LARISA- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë operacionit për goditjen e trafikut të heroinës. Policia greke ka ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte në Larisa.
Brenda makinës, me ndihmën e qenit nuhatës u gjetën dhe u sekuestruan 12 pako me 6 kg e 218 gramë heroinë, 201 gram kokainë , një sasi e vogël marijuane, 2 pistoleta 9 mm, 5 fishekë dhe 700 euro të fshehura në airbagun e pasagjerit.
Ndërsa në kroskotin e makinës u gjetën 110 euro dhe 2 celularë. Mësohet se personi i arrestuar është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Airbag-u ku ishte fshehur sasia narkotike, hapej vetëm me anë të një butoni.